Ministri Sobotka: Shqipëria është një partner strategjik për Austrinë

Minstri Sobotka ka realizuar një vizitë në Shqipëri, ku është takuar më homologun e tij shqiptar, Saimir Tahiri.

Ministri austriak i Punëve të Brendshme, Wolfgang Sobotka, deklaroi sot në Tiranë se Shqipëria është për Austrinë një partner i rëndësishëm dhe strategjik në Ballkan.

Minstri Sobotka ka realizuar një vizitë në Shqipëri, ku është takuar më homologun e tij shqiptar, Saimir Tahiri. Në përfundim të takimit të dy ministrat kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për mediat.

Sobotka dhe Tahiri kanë folur gjatë konferencës për disa çështje, si për bashkëpunimin dypalësh, luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit, lëndëve narkotike, si dhe për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, etj.

Tahiri në fjalën e tij u shpreh se Shqipëria ka bashkëpunuar me Austrinë sa i përket reformave në polici. “Kemi theksuar rëndësinë për ta rritur bashkëpunimin, pasi bota e krimit nuk njeh kufi. Kemi një bashkëpunim të mirë edhe në kuadër të luftës kudër trafikimit qeneve njerëzore, por ka akoma më shumë vend për bashkëpunim. Lufta kundër terrorizmit, është e rëndësishme në kuadër të bashkëpunimit”, u shpreh Tahiri.

Ndërsa duke iu referuar krizës migratore, Tahiri u shpreh se Shqipëria ka një plan emergjence, dhe janë marrë masa në rast të ndonjë situatë emergjente. Ndërkohë ai ka shtuar institucionet kanë marrë masa edhe për të mos të lejuar që përmes flukseve migratore të ketë infiltrime të personave që paraqesin rrezik.

Ndërsa ministri Sobotka u shpreh se “Shqipëri është për Austrinë një partner i rëndësishëm dhe strategjik në Ballkan. Shqipëri ndodhet në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian dhe ndodhet në pikën kyçe ku pret hapjen e negociatave për anëtarësim. Viti 2017 është një vit i rëndësishëm për Shqipërinë, dhe duhet të kapërcejë sfidat, për hapjen e negociatave, pasi Bashkimi Evropian e do Shqipërinë në mesin e tij. Zhvillojmë prej vitesh një bashkëpunim policor, por edhe në nivel ndërkombëtar”, u shpreh ai.

Sipas tij, Shqipëri ka ndërmarrë iniciativa të mëdha për të luftuar krimin e organizuar, trafikun e armëve dhe mbi të gjitha për të luftuar trafikun e lëndëve narkotike.

“Folëm edhe për migracionin dhe parashikimet që kemi për vitin 2017 dhe për sigurinë e kufijve. Parashikimi është se Shqipëria nuk rrezikon të jetë pjesë e itinerarit të flukseve migratore. Shqipëria është në rrugën e duhur përsa i përket sistemit të kontrollit të kufirit dhe zhvillon një luftë mbresëlënëse kundër terrorizmit”, theksoi ndër të tjera ministri austriak./kumti.com

Artikulli paraprakEdhe kandidati i Trumpit për drejtor të CIA-s akuza ndaj Rusisë
Artikulli vijuesBE zhbllokon 200 milionë euro për refugjatët sirianë në Turqi