Në përleshjet në linjën e frontit mes Armenisë dhe Azerbejxhanit, humbën jetën 70 ushtarë armenë dhe u shkatërruan 5 tanke armene, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes të Azerbejxhanit u njoftua se vazhdojnë tensionet në linjën e frontit, ndërsa iniciativa për rimarrjen e tokave të humbura nga ana e forcave armene ka qenë e pasuksesshme dhe se është hapur zjarr mbi vendbanimet civile të Azerbejxhanit.
Pasi ushtria e Azerbejxhanit u kundërpërgjigj ndaj këtyre sulmeve në zonën Magadiz të rajonit Agdere u shkatërrua shtabi ushtarak i forcave armene.
Ministria njoftoi se në përleshje janë shkatërruar 5 tanke dhe 5 automjete me municione të forcave armene ndërsa janë vrarë rreth 70 ushtarë armenë.
Në deklaratë gjithashtu u theksua se gjatë përleshjeve në dy ditët e fundit kanë rënë dëshmorë 16 ushtarë azerbejxhanas.