Ministria e Zhvillimit Rajonal, e cila është themeluar në këtë mandat qeverisës, do ta ngarkojë buxhetin e shtetit për hiq më pak se katër milionë euro në vit.
Kështu është planifikuar në Projektligjin për buxhetin e vitit 2018
Në këtë dokument është specifikuar se kjo ministri do t’i ketë 54 të punësuar.
Vetëm për shpenzime kapitale, MZHR-së i janë ndarë dy milionë euro.
Kjo ministri udhëhiqet nga Rasim Demir, i cili është i përkatësisë boshnjake.
Aktualisht, Ministria e Zhvillimit Rajonal nuk ka as faqe zyrtare siç kanë ministritë e tjera.
Aktivitetet e kësaj ministrie mund të përcillen në rrjetin social Facebook.
Qeveria Haradinaj është vënë në thumb të kritikave si për shtimin e ministrive, ashtu edhe për emërimet e shumta të zëvendësministrave.
Në kabinetin e ministrave dhe zëvendëskryeministrave bëjnë pjesë 23 veta, për sa kohë që numri i zëvendësministrave ka arritur në 65, shkruan AktivPress.