Mish’al – Uniteti palestinez me rëndësi për suksesin e intifadës

Shefi i Politbyrosë së Hamasit, Halid Mish’al dje tha se uniteti palestinez është me rëndësi vitale për suksesin e Intifadës dhe potencoi se është e nevojshme “ndërprerja e koordinimit të sigurisë në mes qeverisjes palestineze dhe izraelite”.

Mish’al shtoi se Hamasi ka pasur disa takime me fraksionet arabe rreth ngjarjeve më të reja në territoret palestineze.

Ai thirri në sinkronizimin e aksioneve në terren me diplomacinë, në përputhje me strategjinë efikase, duke thënë se “individë janë të brengosur që Intifada do të jetë ngarkesë, mirëpo ajo është nevojë jona dhe përgjegjësi e jona dhe duhet pasur vizion të përbashkët rreth Intifadës dhe kundër tentimeve izraelite për okupimin dhe ndarjen e Masxhidu-l Aksasë”.

“Flaka e Intifadës është përhapur në Mesxhidu-l Aksa si përgjigje e planeve izraelite për ndarjen e hapësirë së xhamisë”, shtoi ai.
“Të gjithë kontestet rreth ndodhive ekzistuese, nëse duhet të emërtohen Intifadë apo moment jostabil duhet ndërprerë”, shtoi ai. “A nuk shohim përmes të gjitha shqisave se Intifada është termi adekuat për ngjarjet aktuale?”

“Intifada ka ofruar dëshmi konkrete se populli palestinez nuk do t’i lejojë okupatorit izraelit ta ndajë Mesxhidu-l Aksanë pa marrë parasysh rrethanat regjionale dhe lokale”, shtoi ai.

Krimet e armikut dhe guximi palestinez paraqesin pasqyrën e vërtetë të botës rreth asaj çfarë ndodhë në të vërtetë”, shtoi ai.
Mish’al tha që Izraeli ka menduar se do ta ndalojë Intifadën me disa hapa taktike, por pa sukses. Ai shtoi se Intifada Kuds është mesazh për SHBA-në rreth rezolutës së tyre për çështjen Palestineze nuk do të sjellë asgjë të mirë.

Në lidhje me situatën aktuale në Gazë, Mish’ali thirri të gjithë anët e interesuara t’i bashkojnë resurset dhe marrin përgjegjësinë kur është në pyetje bllokada e enklavave bregdetare.
“Plagët e Gazës janë të thella, aq të thella saqë më nuk durohen”, tha Mish’ali.

Udhëheqësi i Hamasit përsëriti dëshirën e Lëvizjes dhe angazhimin e tij që të arrihet pajtim kombëtar dhe unitet me të gjitha burimet që i kanë në dispozicion.

Burimi: Islambosna.ba

Përktheu: Lutfi Muaremi

(Islampress)

Artikulli paraprakImami amerikan largohet nga puna për shkak të përkrahjes së Trump
Artikulli vijuesFotografia e shtëpisë së djegur palestineze, merr vendin e parë në Izrael!