Mjerë për çdo bashkëshort të padrejtë

Pjesë nga komentimi i sures el-Mutaffifin nga shejh Ibn Uthejmin

1. Mjerë për el-Mutaffifin (ata që matin më pak sesa duhet në peshore)

2. Ata që, kur u duhet të marrin me masë nga të tjerët, kërkojnë matje të plotë

3. Dhe, kur u duhet t’u japin të tjerëve me masë apo peshë, japin më pak sesa duhet

4. A nuk mendojnë ata se do të ringjallen (për llogaridhënie)

5. Në një Ditë të madhe 6. Në Ditën kur njerëzimi do të qëndrojë para Zotit të çdo gjëje që ekziston

Fjala “mjerë” përsëritet në Kur’an shumë herë dhe, sipas asaj që mendohet të jetë e saktë, kjo është një shprehje kërcënuese nëpërmjet të cilës Allahu ﺗﻌﺎﻟﻰ و ﺳﺒﺤﺎﻧﮫ u kërcënohet atyre që kundërshtojnë urdhrin e Tij apo shfrenohen në atë nga çka Ai i ka ndaluar ata.

Ndalimi përmendet në fjalinë që pason kërcënimin. Pra, më këtë rast, Allahu thotë: mjerë për el-Mutaffifin.

Kush janë këta el-Mutaffifin?

Këta el-Mutaffifin shpjegohen në ajetet vijuese. Domethënë, kur ata blejnë nga njerëzit një gjë me peshë, ua kërkojnë atyre të drejtat e veta
të plota, pa asnjë mangësi. Por, nëse vetë ata matin apo shesin, për shembull, mish apo diçka me peshë, ata e japin një peshë të mangët.

 Pra, ata kërkojnë plotësimin e të drejtave të tyre, kurse tregohen të mangët në plotësimin e të drejtave të të tjerëve. Kështu, ata kombinuan dy gjëra: lakminë dhe koprracinë.

Lakmi në kërkimin e plotësimit të të drejtave të tyre, pa ndonjë lëshim apo falje; dhe me koprraci, meqë ata nuk japin peshën e plotë, e cilaështë e detyrueshme për ta.

Ky shembull, të cilin Allahu e përmend lidhur me peshimin dhe matjen, është vetëm një shembull, meqë kjo, po ashtu, vlen për çdo gjë që është e ngjashme me këtë.

Kështu, secili që lyp plotësimin e të drejtave të veta, kur duhet t’i marrë ato, por nuk ua plotëson të drejtat të tjerëve, kur kjo kërkohet prej tij, ai përfshihet në këto ajete fisnike.

Shembull i kësaj është edhe burri që nga gruaja e vet kërkon të gjitha të drejtat që atij i takojnë dhe nuk lëshon pe në asnjërën prej tyre. Por, kur vjen koha që t’i japë gruas të drejtat e saj, ai tregohet i çinteresuar dhe nuk e jep atë që i takon asaj. Nga gratë ka shumë ankime lidhur me këtë lloj bashkëshorti. Dhe kërkojmë shpëtim te Allahu!

Kjo shkon deri në atë masë, sa shumë nga bashkëshortët duan që bashkëshortet e tyre t’ua japin të gjitha të drejtat atyre, ndërsa ata s’ua
japin të gjitha të drejtat bashkëshorteve të tyre. Dhe ka mundësi që bashkëshortët të dështojnë në plotësimin e të drejtave kryesore ndaj bashkëshorteve të tyre, siç është shpenzimi në to, çuarja e një jetë të mirë me to, e kështu me radhë.

Vërtet, zullumi ndaj një personi tjetër është më i rëndë sesa zullumi ndaj vetvetes, kur kemi të bëjmë me të drejtat e Allahut. Sepse personi që i bën zullum vetvetes lidhur me të drejtat e Allahut, mbetet nën vullnetin e Allahut, nëse kemi të bëjmë me gjynah tjetër veç shirkut – nëse Allahu do, e falë atë person; nëse jo, e dënon.

Mirëpo, sa u përket të drejtave të njerëzve, duhet të bëhet zhdëmtimi. Për këtë shkak, pejgamberiﷺi pyeti Sahabët se kë e shihnin ata si të bankrotuar, dhe ata u përgjigjën se i bankrotuar (siç e shihnin ata) ishte ai, që s’ka para apo pasuri/pronë. Por, pejgamberiﷺtha që i bankrotuar nga populli im është ai, që do të vijë Ditën e Gjykimit me punë të mira sa kodra (dmth me shumë punë të mira), por i bën zullum këtij personi, shan një person tjetër, godit një të tretë, i mer pasurinë një tjetri, etj. Kështu, personi i dëmtuar do të marrë prej tij punët e tij të mira, pastaj i dëmtuari tjetër do t’i marrë punët e tij të mira. Dhe, nëse punët e tij të mira harxhohen para se ai të paguajë atë që ua ka borxh, atëherë atij do t’i jepen gjynahet e atyre që u ka bërë zullum, të cilat do t’i hedhen përmbi dhe pastaj ai të hedhet në Zjarr.

Këshilla ime ndaj atyre që janë të çinteresuar apo të shkujdesur lidhur me të drejtat e bashkëshorteve të tyre është që ta kenë frikë Allahun
ﺗﻌﺎﻟﻰ و ﺳﺒﺤﺎﻧﮫ, sepse pejgamberiﷺkëshilloi për këtë gjatë tubimit më të madh që bota muslimani dëshmoi gjatë jetës së të Dërguarit të Allahut ﷺ, në ditën e Arafatit, gjatë Haxhit lamtumirës.

Ai këshilloi që ta kini frikë Allahun ﺗﻌﺎﻟﻰ و ﺳﺒﺤﺎﻧﮫ lidhur me gruan, sepse vërtet që juve u janë lënë ato në besë nga Allahu dhe juve u është lejuar marrëdhënia intime me to nëpërmjet fjalëve të Allahut.

Po ashtu, do të hasni disa prindër të dëshirojnë që fëmijët e tyre t’ua plotësojnë të gjitha të drejtat e tyre siç është më së miri. Pra, ata kanë qejf që fëmijët e tyre t’i nderojnë ata dhe t’ua japin të drejtat, paratë, ndihmën fizike dhe çdo lloj respekti të mundshëm, por ata tregohen të pakujdesshëm ndaj fëmijëve të tyre dhe nuk ua japin të drejtat që u takojnë. Ne themi që ky person është el-Mutaf (ndër ata që e lënë mangët peshën dhe matjen).

Babait i cili dëshiron që fëmijët e tij ta nderojnë deri në maksimum ndërsa vetë ai tregohet mospërfillës ndaj të drejtave të tyre, i themi se
ti je el-Mutaf (ndër ata që e lënë mangët peshën dhe matjen), dhe i themi që t’i kujtojë fjalët e Allahut:

1. Mjerë për el-Mutaffifin (ata që matin më pak sesa duhet në peshore)

2. Ata që, kur u duhet të marrin me masë nga të tjerët, kërkojnë matje të plotë 3.

Dhe, kur u duhet t’u japin të tjerëve me masë apo peshë, japin më pak sesa duhet

4. A nuk mendojnë ata se do të ringjallen (për llogaridhënie)

5. Në një Ditë të madhe

6. Në Ditën kur njerëzimi do të qëndrojë para Zotit të çdo gjëje që egziston.

 

/mburoja/kohaislame

Artikulli paraprakNëna pranon: Kam mbytur dy fëmijët e mi
Artikulli vijues"Monstra", bllokohet ekstradimi Kosovë – Maqedoni