Autoritetet e Moldavisë e kanë liruar nga arresti, liderin e një partie proruse, Renato Usatii.
Një gjykatë në kryeqytetin Kishinev e ka refuzuar kërkesën e prokurorisë për zgjatjen e paraburgimit për 30 ditë dhe ka urdhëruar lirimin e tij.
Pasi i falënderoi qindra mbështetës jashtë gjykatës, politikani Usatti tha se “do ta vazhojmë betejën kundër autoriteteve të korruptuara”.
Ai ishte arrestuar më 23 tetor në aeroportin e Kishinevit i dyshuar për shkelje të ligjieve të privatësisë.
Renato Usatii e kishte publikuar në faqen e tij në rrjetin Facebook një bisedë telefonike ndërmjet një biznesmeni dhe ish-kryeministrit, Vlad Filat, i cili ishte arrestuar këtë javë dhe akuzuar se ka marrë ryshfet prej 260 milionë dollarë.
Partia Jonë, siç quhet partia e zotit Usatti, nuk është lejuar të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014, pasi ka marrë financime nga jashtë.