Pas arrestimit të mbrëmshëm të aktivistit dhe zëdhënësit të Lëvizjes Vetëvendosje Frashër Krasniqi, policia ka arrestuar sot edhe deputetin e kësaj lëvizje Glauk Konjufca.Këtë e ka konfirmuar edhe Tinka Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje.
Ajo, nuk dha më shumë detaje, pos që Glauk Konjufca është shoqëruar në polici.
Urdhri për arrest është lëshuar nga Gjykata Themelore. Bashkë me Krasniqin dhe Konjufcën të akuzuar janë edhe 25 të tjerë për të dëmtim të veturave të EULEX-it gjashtë vite më parë në parkingun mbrapa Pallatit të Rinisë.