Agjentë sekrete nga vende të ndryshme, përfshirë ndërmjetës të CIA-s kanë përdorur shërbimet e “Mossack Fonseca”-s dhe kanë hapur kompani guaskë për të fshehur aktivitetet e tyre, njofton TCH.
Kështu raporton gazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung” e cila bashkë me 100 grupe të tjera mediatike po shqyrton sasinë kolosale prej 11.5 milionë dokumentesh të rrjedhura nga filma ligjore panameze “Mosack Fonseka”.
Lista e atyre që besohet të kenë shfrytëzuar shërbimet e kompanisë për të fshehur pasuritë e për t’ju shmangur taksave zgjerohet nga ora në orë dhe përfshin biznesmenë e personalitete nga të gjitha fushat.
Të martën gazeta gjermani bëri të ditur se mes klientëve të “Mossack Fonseca” janë edhe disa lojtarë kyç të skandalit “Iran-Contra”, kur zyrtarët amerikanë u shitën fshehurazi armë Iranit në përpjekjen për të siguruar lirimin e pengjeve amerikane e për të financuar rebelët kontra të Nikaraguas.
“Panama Papers” zbulon gjithashtu se zyrtarë e ish-zyrtarë të lartë të shërbimeve sekrete nga të paktën 3 vende, Arabia Saudite, Kolumbia dhe Ruanda listohen mes klientëve të kompanisë.
Mes tyre edhe Sheiku Kamal Adham, ish-kreu i inteligjencës saudite që vdiq në vitin 1999. Gjatë viteve ‘70-të, Adham ishte një prej informatorëve kyçë të CIA-s në Lindjen e Mesme, siç pohon “Süddeutsche Zeitung”.
Megaskandali i Panamasë turbulloi ujërat në botë, duke detyruar kryeministrin e Islandës të dorëhiqej, e duke vënë në trysni të madhe shumë liderë të tjerë, përfshirë kryeministrin britanik David Cameron i cili sipas dokumenteve kishte trashëguar një fond “offshore” të krijuar nga babai i tij i ndjerë.
You Might also Like
Shtohet dhuna në Karaçi
Vala e dhunës, etnike, fetare dhe politikisht e motivuar, që ka mbërthyer Pakistanin vitet e…
By
Redaksia
5 Min Read
Arrestohet nipi i “reformatorit” të BDI-së, Rafis Aliti
Sot paradite është arrestuar në Shkup, Armend Fazliu, ish-shef i kabinetit të drejtorit të Postave…
By
Redaksia
1 Min Read
DORËHEQJA E PACOLLIT, PËRMIRËSON IMAZHIN E KOSOVËS
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian Ulrike Lunacek e pyetur nga gazetarët lidhur me rastin…
By
Redaksia
2 Min Read
Erdogan: Askujt nuk i është pakësuar pasuria nga sadakaja
Turqia është nga vendet i cili kontribuon më së shumti që tu dal në ndihmë…
By
Redaksia
1 Min Read
Sesion i pazakontë në OKB: të gjithë akuzojnë Rusinë se po kryen krime lufte në Siri
Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Rusia u akuzua në mënyrë të drejtpëdrejtë dhe të…
By
Redaksia
6 Min Read
Demi pretendon se Presidenti Thaçi ka fshehur para si Putini
Kryetari i Institutit për Studime të Avancuara – GAP, Agron Demi, thotë se transaksioni i…
By
Redaksia
4 Min Read
