Tre autobusë me serbë që pretendonin ta vizitonin një kishë në fshatin Mushtisht të Suharekës, janë kthyer mbrapa dhe nuk kanë mundur ta vizitojnë kishën, pas një proteste disa orëshe të banorëve të Suharekës.
“Nexhmedin Krasniqi, drejtor i Policisë regjionale të Prizrenit ka konfirmuar për Klan Kosovën se autobus që kishin destinacion kishën janë kthyer.
Ai ka thënë se ata u kthyen pavarësisht se policia ka siguruar rrugën që kjo vizitë të ndodhë duke i larguar protestuesit qe kishin bllokuar rrugën.
Protesta kishte filluar në orën shtatë në mëngjes dhe ende po vazhdon edhe pas orës 12:00.
Gjatë protestës ka pasur edhe përleshje mes policisë dhe protestuesve dhe disa prej tyre kanë mbetur të lënduar, përfshirë këtu edhe një polic.
Policia, pas përleshjeve, ka arrestuar rreth 10 persona, njofton Klan Kosova.