“Çdo person i cili dëshiron të përfshihet në dhunë nuk është budist apo musliman i vërtetë, ngase mësimet islame na mësojnë se momentin që një herë jeni përfshirë në gjakderdhje, në të vërtetë ju nuk jeni praktikues i vërtetë i Islamit”, tha Dalai Lama.
“Të gjitha traditat e mëdha fetare bartin të njëjtin mesazh: atë të dashurisë, dhembshurisë, faljes, tolerancës, vetëdisiplinës”, vazhdoi ai.
Vërejtjet e Dalai Lama-së vijnë pak ditë pas kremtimit të Kurban Bajramit dhe 15-vjetori i sulmeve terroriste të 11 shtatorit.
“Ndarja e fundamentalizmit nga Islami është vendimtar për integrimin dhe shuarjen e dhunës”, tha ai duke sugjeruar gjetjen e një gjuhe të përbashkët: “Në këtë nivel mund të ndërtojmë harmoninë e vërtetë, në bazë të respektit reciprok, të mësuarit reciprok, admirimit reciprok, etj”, përfundoi fjalimin e tij Dalai Lama. /tesheshi.com/