Partia Socialiste ka paraqitur sot disa propozime për strukturën e sekretariatit të saj, gjatë zhvillimit të Asamblesë Kombëtare.
Ka qenë Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force, Taulant Balla i cili teksa ka theksuar se jo të gjithë kanë punuar me efikasitet, ka sugjeruar që të jepet një mundësi e dytë dhe njëkohësisht të shtohen dy detyra të reja.
Ai ka propozuar në pozicionin e sekretarit për për marrëdhëniet ndërkombëtare, zonjën Teuta Voda, aktualisht Zv. ministre e drejtësisë dhe Bledi Çuçin e ka propozuar sekretar për çështjet zgjedhore.
Por njëkohësisht Balla eshte shprehur, se ndonëse ka marrë detyrën e kryetares për Tiranën, Blerina Gjylameti të vazhdojë të mbajë edhe detyrën për koordinimin elektoral që sipas Ballës e ka kryer më së miri.
Ndër të tjera, duke folur ende me termat e sistemit të shkuar, Balla ka sugjeruar që shoku Gramoz Ruçi, të jetë anëtar i kryesisë së partisë.