Me haxhilerët që humbën jetën në incidentin nga rrëzimi i vinçit, që nga 1979 e deri tani në tokën e shenjtë kanë humbur jetën mbi 3 mijë haxhinj.
Sipas informacioneve të hartuara nga gazetari i AA-së theksohet se gjatë bastisjeve në Qabe dhe gjatë rrëmujave në ritualin e gjuajtjes së djallit me gurë që nga viti 1979 e deri tani në tokën e shenjtë kanë humbur jetën mbi 3 mijë haxhilerë.
Gjatë gjithë historisë në periudhën e obligimit të Haxhit është vërejtur se humbjet e jetëve më së shumti janë shënuar gjatë ritualit të “gjuajtjes së djallit me gurë”. Për shkak të rrëmujave si pasojë e dyndjes në të njëjtën kohë të mijëra personave në ritualin e gjuajtjes së djallit me gurë në Mina dhe të shkëmbimeve mes atyre që vijnë dhe ikin qindra haxhilerë kanë humbur jetën.
Në bastisjen e kryer në Harem-i Sherif nga protestuesit kundër pushtetit Saudit në 1979 mbi 100 protestues dhe forca të sigurisë patën humbur jetën.
Ndërsa në vitin 1987 forcat e sigurisë saudite ndërhynë ndaj haxhilerëve iranianë të cilët protestonin. Si pasojë e këtyre ngjarjeve humbën jetën 402 persona duke përfshirë edhe haxhilerëë iranianë.
Tragjedia më e madhe në historinë e Haxhit
Tragjedia më e madhe e Haxhit është përjetuar në muajin korrik në vitin 1990, ku në rrëmujat e ndodhura në tunelin e udhëtarëve në Mekë humbën jetën 1.462 persona, duke përfshirë 426 turq.
Ndërsa në vitin 1994, në muajin maj në rrëmujat gjatë goditjes me gurë të djallit në Mina humbën jetën duke u shtypur 270 haxhilerë, ku 7 prej tyre ishin turq, ndërsa në vitin 1997 humbën jetën 343 të tjerë si pasojë e një zjarri në Mina.
Gjatë ritualit të gjuajtjes së djallit me gurë në vitin 1998 humbën jetën 119 persona, në vitin 2001 humbën jetën 35 persona, në vitin 2003 humbën jetën 14 persona, në vitin 2004 humbën jetën 244 persona, ndërsa në vitin 2006 humbën jetën 345 persona.
Si pasojë e masave të marra nga autoritetet saudite që nga viti 2006 e deri tani nuk ka pasur ngjarje të mëdha gjatë periudhave të Haxhit, por theksohet se si pasojë e rënies së një vinçi nga një stuhi e fuqishme më 11 shtator 2015 humbën jetën 107 hanxhinj, ku 7 prej tyre ishin turq.