Mësohet se 9 persona janë arrestuar si pasojë e një operacioni të ndërmarrë kundër organizatës terroriste DHKP-C në kryeqytetin e Turqisë, në Ankara, raporton Anadolu Agency (AA).
Ekipet e anti-terrorizmit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Ankarasë kanë ndërmarrë një operacion në adresat e anëtareve të organizatës terroriste të cilët theksohet se ishin përgatitur për sulme.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në shtëpitë e 9 personave të arrestuar si anëtarë të DHKP-C u konfiskuan armë, plumba si dhe një sërë dokumentesh dhe materialesh dixhitale në lidhje me propagandën e organizatës terroriste.
Ndërsa kujtohet se në operacionin e ndërmarrë një ditë më parë ishin ndaluar 5 persona të tjerë, ku bashkë me operacionin e ndërmarrë ditën sotme numri i personave të arrestuar rritet në 14.
Të dyshuarit pas kontrollit shëndetësorë u dërguan në Drejtorinë e Policisë së Ankarasë.