Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, tha se edhe këtë vit do të ketë investime në infrastrukturën rrugore të Kosovës.
“Tani po punohet në të gjitha pjesët e Kosovës. Punët po shkojnë mirë në nderimin e Autostradën për Shkup, e cila pritet të përfundojë në fund të vitit. Po ashtu jemi në fazën për fillimin e ndërtimit të Autostradës për Gjilan. Presim që së shpejti të fillojnë punimet. Për këtë Autostradë janë siguruar 126 milionë euro”, tha Kadriu në emisionin e mëngjesit në RTK.
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, bëri me dije pjesa e autostradës deri në Kaçanik do të lëshohet në qershor të këtij viti.
“Në këtë autostradë po ndërtohet ura më e madhe në rajon, ajo urë është 6.7 km është ura e Kaçanikut dhe e gjitha është në ajër dhe kalon mbi lumin Lepenc, nga Kaçanikut deri ën Han të Elezit. Kjo urë do të jetë edhe atraksion turistik”, tha ai.
Kadriu foli edhe për rrugën në veterrik që së fundi një pjesë ë murit mbrojtës është rrëzuar. “Do të ketë një ri projektim të ri për të. /Telegrafi/