Siri, vrasjet nuk kanë të ndalur

Propozimit të Përfaqësuesit të Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe për Sirinë Lahdar Brahimi për armëpushim përpara Bajramit të Kurbanit, qeveria e Damaskut dhe opozitarët i janë përgjigjur pozitivisht.

Por nga vendi vazhdojnë të vijnë lajme të dhunës. Me ngjarjet e fundit numri i të vdekurve ka arritur në 110.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Sirisë Xhihad Makdisi ka thënë se ata janë gati ta vlerësojnë propozimin për armëpushim.

Kurse në emër të opozitarëve deklarata erdhi nga Këshilli Kombëtar i Sirisë.

Në deklaratën e bërë nga këshilli thuhej: “Është qeveria e Damaskut që duhet të hedhë hap dhe të ndërpresë sulmet ajrore”.

Përfaqësuesi i posaçëm për Sirinë Brahimi, pas kontakteve në kryeqytetin Teheran të Iranit bëri thirrje për shpalljen e armëpushimit gjatë Bajramit të Kurbanit në Siri.

Por dhuna në vend nuk ka të reshtur.

Në sulmet e forcave të Esadit të mbështetura edhe nga ajri në Deyr’uz Zur humbën jetën 25 persona ndër të cilëve 15 ishin fëmijë.

Lajme të dhunës vijnë edhe nga Damasku, Halepi, Idlibi, Derae, Hama dhe Humusi./trt/kohaislame

Artikulli paraprakWindows Phone 8 sjell operacione të përmirësuara në të njëjtën kohë
Artikulli vijuesUshtria çlirimtare ka kapur një pilot që i përngjan Asadit