Sipas të dhënave paraprake, nga rrëzimi i helikopterit në lagjen Büyükçekmece të Stambollit kanë humbur jetën pesë persona
Prefekti i Stambollit, Vasip Şahin, ka konfirmuar se sipas të dhënave paraprake, nga rrëzimi i helikopterit në lagjen Büyükçekmece të Stambollit kanë humbur jetën pesë persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Prefekti Şahin, në një deklaratë për AA, njoftoi se helikopteri i ngritur nga Aeroporti Ataturk i Stambollit është rrëzuar në paraditen e sotme mbi autostradën E-5 në lagjen Büyükçekmece.
Şahin deklaroi se sipas konfirmimeve të para kanë humbur jetën pesë persona. “Po vazhdojnë më shpejtësi si punimet për largimin e mbetjeve, ashtu edhe punimet për hapjen e komunikacionit. Të dhënat më të detajuara do t’i ndajmë me opinionin publik”, tha Şahin.
Helikopteri i përkiste një kompanie private
Ndërkaq, mësohet se helikopteri ishte i tipit S-76 Sikorsky dhe i përkiste një kompanie private, dhe se nga Aeroporti Ataturk ishte ngritur për të fluturuar drejt qytetit Bilecik.
Theksohet se në helikopter kanë qenë shtatë persona, në mesin e të cilëve dy pilotë dhe shtetas të huaj.
Ndërkaq, autostrada E-5 është mbyllur në të dy kahet për shkak të shpërndarjes së gjerë të pjesëve të helikopterit nga përplasja.
Ekipet e zjarrfikësit, policisë, Agjencisë Turke për Menaxhimit e Katastrofave dhe Gjendjeve Emergjente (AFAD) dhe ekipe të tjera, janë duke vazhduar punimet e kërkimit në rast mundësie të viktimave ose të plagosurve të tjerë në zonat e përfshira nga mjegulla.