8 arsye pse iPad do të dominojë tregun e tabletëve

iPad nuk është thjesht një ndërmjetës mes smartfonit dhe laptopit. Ai ka provuar se është një nga pajisjet më të fuqishme dhe më të preferuara mes konsumatorëve, që prej iPod-it.

Karakteristikat e tij si madhësia e ekranit, portabiliteti, form factori dhe lidhja me internetin e çojnë atë në krye të listës së produkteve teknologjike. Më poshtë ju paraqesim tetë arsye se përse iPad-i, ende në fazën e zhvillimit të mëtejshëm, do të shërbejë si një katalizator i vazhdueshëm për Apple në vitet pasardhëse.

1. iPad ka rezultuar një kanal i vërtetë i tregtisë elektronike sipas të dhënave të fundit nga Black Friday në SHBA. Ajo ishte pajisja mobile që gjeneroi të ardhurat më të mëdha.

2. iPad është një kanal efektiv për të promovuar produktet dhe për t’i shndërruar vizitorët në klientë. Videoja është elementi më tërheqës për konsumatorët në iPad.

3. Tabletët janë produkti elektronik që zgjedhin konsumatorët gjatë sezonit të festave dhe iPad është në krye të listës së preferencave, jo vetëm mes të rriturve por edhe mes fëmijëve.

4. iPad është tableti i preferuar në Kinë, i cili kuptohet se është një treg gjigant. Aktualisht, iPad zotëron 71.4% të tregut të tabletëve në Kinë.

5. iPad po adaptohet gjerësisht në arsim. Në fillim të vitit, Apple prezantoi iTunes U dhe iBooks për ta integruar iPad-in në përdorim në shkollë. Studimet kanë treguar se nxënësit që kanë përdorur aplikacione si ato për algjebrën etj, kanë patur rezultate më të mira në testime.

6. iPad po gjen përdorim të gjerë në tregun e ndërmarrjeve. Kompani të ndryshme në të gjithë botën po përdorin iPad duke lehtësuar proceset e punës dhe komunikimit mes punonjësve të tyre.

7. iPad ka potencialin e duhur për të dominuar në industrinë e tabletëve ndërkohë që iPod vazhdon të udhëheqë në tregun e MP3. iPad, ashtu si iPod u krijuan për konsumim të dhënash, prandaj kërkesa për to është e lartë edhe falë karakteristikave që ofrojnë. Numri i aplikacioneve të disponueshme është një elementët kyç në ecurinë e iPad.

8. iPad është fitimprurës. Apple ka fitime jashtëzakonisht të mëdha nga iPad, i cili është motiv thelbësor në investimin dhe përmirësimin e mëtejshëm të produktit. (PCWorld Albanian)/kohaislame

Artikulli paraprakNEC pretendon se Ultarbook-u LaVie X, është më i hollë në botë
Artikulli vijuesZbulohet një pasuri gazi në detin Oman