Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka njoftuar se ka nënshkruar kontratën për ndërtimin e Spitalit të Ferizajt.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se ndërtimi do të përfundoj brenda tri vitesh dhe do të jetë më moderni në rajon.
Ja postimi i Ismailit:
Sapo nënshkrova kontratën për Spitalin e Ferizajt 🏨, e cila i hap rrugën ndërtimit të këtij spitali kaq të nevojshëm për qytetarët tanë në Ferizaj.
Spitali do të përfundojë brenda tri vjetëve dhe do të jetë nga më modernët në vend.
Ndërtimin e këtij spitali e kanë merituar për kohë të gjatë qytetarët dhe personeli mjekësor i këtij qyteti. Nuk do të lejojmë asnjë zvarritje gjatë ndërtimit të tij dhe po ashtu do të punojmë edhe për ndërtimin e spitaleve të tjera. Urime! Kumti.com