Nepal: Numri i viktimave tejkalon 6200

Numri i viktimave nga termeti shkatërrues i 25 prillit në Nepal e ka tejkaluar shifrën 6200 të vdekur derisa dridhjet e tokës vazhdojnë të ndodhin në këtë vend aziatik.

Reuters raporton se një problem tjetër është edhe kundërmimi i trupave të pajetë që vazhdojnë të mbesin nën gërmadha, transmeton REL.

Zyrtarët kanë vendosur djegien e menjëhershme të kufomave, derisa po vonon edhe kthimi në vendbanime të banorëve të zhvendosur nga zonat e goditura nga termeti që ishte 7.8 shkallë të Richterit./kohaislame
Artikulli paraprakSa ditë në vit punon e sa pushon një arsimtar i Kosovës?
Artikulli vijuesPunëtorëve iu shkelen të drejtat me të dy këmbët, por ata festojnë