Gjykata e Apelit në Nigeri ka lëshuar të enjten një vendim i cili vajzave muslimane ua lejon bartjen e shamisë në shkolla, duke hedhur poshtë ndalimin e qeverisë si “diskriminues dhe që shkel të drejtat kushtetuese.”
Gjykata e Apelit e kryesuar nga gjykatësi Ali Xhumel, ka anuluar vendimin e 17 tetorit 2014, nga gjykata e lartë e Lagosit e cila kishte vendosur për ndalimin e mbajtjes së shamisë.
“Shamia e kokës është pjesë e adhurimit. Refuzimi për lejimin e grave muslimane që ta bartin atë është një shkelje e të drejtave të garantuara nga kushtetuta. Vendimi i gjykatës më të ulët në këtë çështje është shfuqizuar”, tha gjykatësi Xhumel duke lexuar verdiktin.
Përfaqësues i nxënëseve, Abdulganijji Adetola-Kazim, ka përshëndetur vendimin.
“Gjykatësit kanë konfirmuar vetëm atë që ne e kemi ditur më herët se mbulesa, në këtë rast shamia, është e drejtë e myslimanëve që njehet nga kushtetuta, dhe autoritetet, prandaj qoftë qeveria apo dikush tjetër, nuk ka të drejtë ta shkel atë,” tha ai menjëherë pas vendimit.
El-Hadji Ebu Bekri, President i Përgjithshëm i Këshillit të Lartë për Çështjet islame në Nigeri përshëndeti gjithashtu vendimin.
“Muslimanët nuk e detyrojnë askënd që ta bart shaminë, por duhet t’i lejohet asaj që dëshiron ta bartë atë”, ka cituar fjalët e Ebu Bekrit ueb-faqja Today.
Nigeria ka përafërsisht numër të barabartë të muslimanëve dhe të krishterëve dhe më shumë se 200 grupe etnike që jetojnë së bashku.
Qeveria e Lagosit duhet të komentoj vendimin mbi të cilin mund të bëhet ankesë në Gjykatën e Lartë. /Islamgjakova/