Nisma për Kosovën ka shpallur zgjedhjet e brendshme në parti. Kuvendi i parë zgjedhor i kësaj partie pritet të mbahet në muajin qershor.
Ky vendim, sipas një komunikate, është marr të martën në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të kësaj partie.
“Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të NISMA për Kosovën, u vendos që gjatë këtyre muajve të vazhdohet me mbajtjen e kuvendeve zgjedhore nëpër degë, dhe në muajin Qershor të mbahet Kuvendi i I-rë Zgjedhor i NISMA për Kosovën”, thuhet në komunikatë të Nismës.