Omran Daqneesh, një djalë i vogël sirian i cili ishte plagosur nga një sulm në Aleppo, kishte marrë vëmendjen e miliona njerëzve në mbarë botën.
Dhe interesi i madh për Omranin 5-vjeçar ka befasuar mjekët që e trajtuan atë, fotografin që bëri fotografinë, si dhe shumë sirianë, përcjell Telegrafi.
Ata kanë shtruar pyetjen nëse ishte ky momenti kur bota kishte filluar të kuptonte se si po vriteshin fëmijët, dhe jo vetëm në Siri – çdo ditë, në më shumë se pesë vite.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, të shtunën, vëllai 10-vjeçar i Omran, Ali, vdiq nga plagët që mori gjatë të njëjtit sulm.
Po sipas medieve, vdekja e Aliut, e cila nuk bëri aq bujë sikurse lëndimi i Omran, vetëm nënvizoi se shumë fëmijë sirianë janë duke vdekur “pa u vënë re”.
Për të ilustruar këtë, janë publikuar edhe disa pamje të disa fëmijëve sirianë.
Ahmad Tadifi, 2 vjeç
Rouwaida Hanoun, 5 vjeçe.
Aisel Hajar, 2 vjeç