Ditëve të fundit, Shoqata Nun, me aktivistët e saj, pandalë u është dalë në ndihmë emigrantëve që hyjnë në R. e Maqedonisë. Për çdo ditë nga 100-200 emigrantë depërtojnë në Maqedoni nga kufiri i Greqisë. Aktivistët e kësaj shoqate nuk ngurrojnë që të udhëtojnë nga Shkupi deri në Gjevgjeli për t’u ndihmuar në mënyra të ndryshme, qoftë me ushqim, veshmbathje, ujë apo duke ju ndihmuar në rregullimin e lejes së azilit. Edhe sot, rreth 100 emigrani ishin në stacionin hekurudhor, të rinj e të moshuar, gra dhe fëmijë, dhe mes tyre edhe një shtatzënë me bineq. Sipas fjalëve të mjekes nga H.E.R.A., nga UNHCR dhe Kryqit të kuq, meqë kanë mandat për t’u futur në meszonë, na informojnë se atje presin rreth 250 emigrantë për t’u futur në Maqedoni. Në këtë situatë të pamëshirshme, ndonjëherë ndodhë edhe diçka e bukur. Sot Muhamedi dhe Ala, babai dhe nëna, u përgëzuan me të sapolindurën Linaar. Kishin vendosur t’ia lënë emrin Linar, nga një lloj lule që lulëzon në dimër. Mbase në dimër kishin hyrë në ankth, dhe shpresojnë që të lulëzojnë dhe të fillojnë një jetë të re. Në foto, aktivisti i dalluar dhe kontribues i madh, Sedat Shabani, me babain duke mbajtur fëmijën në dorë. Në si portal, Linares së vogël i urojmë shëndet dhe jetë të mirë, të lulëzuar me Sirinë e lirë. S.Shabani