Qeveria e Hashim Thaçit ka disa zyrtarë të akuzuar e nën hetime, shkruan sot “Koha Ditore”. Vetë kryeministri Hashim Thaçi është nën hetime për akuzat e Dick Martyt. Zëvendësi i tij, Hajredin Kuçi, është nën hetime për shkak se muaj më parë i ka dhënë leje në mënyrë antiligjore Astrit Haraçisë që ta vizitonte në burg, ish-sekretarin e MSH-së, Ilir Tolajn. Zëvendësi tjetër i Thaçit, Bujar Bukoshi, është nën hetime për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe lajmërim të rrejshëm të veprës penale në rastin e Ilir Tolajt. Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli është nën hetime për konflikt interesi nga Agjencia Kosovare kundër Korrupsionit. Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota, është nën hetime për skandalin e patentë shoferëve. Zëvendësministri i Financave, Astrit Haraçia, është i akuzuar për shpërdorim të detyrës zyrtare në lidhje me dy filma që kishte financuar sa ishte ministër i Kulturës. Dhe në fund kësaj liste i është bashkuar edhe Ramadan Gashi tashmë i akuzuar.koha/kohaislame
You Might also Like
Pelegrinët serbë priten me protesta në Gjakovë, arrestohet një person
Një grup i qytetarëve në Gjakovë janë mbledhur para Kishës Ortodokse të qytetit për të…
By
1 Min Read
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Gjatë ditëve në vijim do të ketë reduktime të rrymës elektrike në disa qytete të…
By
8 Min Read
Në Junik u përgatit pavarësia e Shqipërisë
Junik, 21 maj - Në Junik sot u shënua 100-vjetori i njërës nga ngjarjet me…
By
9 Min Read
Rriten remitencat e huaja në Kosovë
Remitancat e huaja në Kosovë janë rritur deri në 12.7% gjatë janarit të vitit 2016,…
By
1 Min Read
Policia: Kushdo që e njeh këtë person të lajmërohet në stacionin më të afërt
Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt, ka njoftuar se ka gjetur një person të…
By
1 Min Read
Vitin e ardhshëm do të ketë rritje të pagave
Qeveria e Kosovës ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2014, i cili do të jetë 1…
By
5 Min Read
