E sotmja nuk është një ditë e mirë për Ethereum. Një problem sigurie zbuluar në portofolin e monedhës virtuale mund të ketë bllokuar qindra miliona dollarë në monedhën kriptografike në muajt e fundit.
Parity Technologies zbuloi sot një problem i cili mund të fshijë përmbajtjet e portofolit përgjithnjë, raporton PCWorld.
Problemi prek portofolet “multi-sig” një teknologji e cila kërkon aprovimin e disa palëve për kryerjen e transaksioneve dhe janë implementuar pas datës 20 Korrik.
Një problem në portofolin e Parity bëri që në Korrik të vidhen 150,000 monedha Ethererum ose 30 milion dollar.
Problemi u adresua më 19 Korrik dhe shumica e komunitetit Ethereum u largua nga teknologjia në favor të alternativave të reja.
Aktualisht nuk ka raportime për vjedhje apo humbje të monedhave virtuale por është e qartë se Ethereum është në rrezik. Hulumtuesit thonë se të paktën 600,00 monedha Ethereum me vlerë 150 milion dollar janë të ngrira.
Parity tha se ishte duke analizuar problemin. Kompania u shpreh se besonte që portofolet janë ngrirë dhe nuk mund të zhvendoset asnjë monedhë Ethereum.
Menjëherë pas këtij lajmi, vlera e Ethereum ra nga 305 dollarë në 291 dollarë.