Acer prezanton Aspire S5

0
190

Acer me lansimin e Aspire S5, pretendon se ka ndërtuar ultrabookun më të hollë në botë. Aspire S5 është 1.11 cm në pikën më të hollë dhe vetëm 1.49 cm në pikën më të trashë, nëqoftëse mund ta quajmë kështu. I mbështjellur me një kornizë “Onyx Black” prej magneziumi, dhe sipër me mbështjellje alumini, S5 mezi e kalon peshën e 1 kilogramit.

Jo vetëm që Aspire S5 është ultrabooku më i hollë në botë, por edhe është i vetmi që ka një portë Thunderbolt, e cila ndodhet në pjesën e pasme në formën e një paneli në të cilën ndodhen pjesë tjera lidhjeje si USB 3.0 apo edhe porte HDMI. Ky panel hapet me një të shtypur bë butonit.

Pavarësisht ndërtimit të tij të hollë dhe të lehtë, Acer bëri të mundur vendosjen e pajisjeve të mira në brendësi. Ka një procesor Intel Core i7 3517U, dhe një disk prej 256GB. Pajisja posedon ekran të gjerë 13.3 inç LED me rezolucion 1366×768. Kamera 1.3MP HD dhe teknologji zëri Dobly Home Theater v4 . Do të jetë i disponueshëm për blerje gjatë javës së fundit të qershorit me një çmim prej 1400 dollarësh.