Hetuesit po përpiqen të kutojnë se çfarë ndodhi në një fluturim trans-Atlantik nga Londra për në Los Angeles.
Njerëzit nisën të sëmurën dhe kapiteni shpalli ‘emergjencë mjekësore në bord’, duke e rikthyer avionin për në Londër.
Gjithçka nisi kur pasagjerët në panik nisën të luten nëse ka ndonjë doktor në bord.
Pasi avioni u ul në Londër, pasagjerëve iu tha të qëndrojnë të ulur në sedilje.
Askush nuk zbriti dhe as mjekët nuk hipën në avion për të trajtuar të sëmurët derisa u kryen disa testime për substanca të mundshme në bord.
Të gjithë bagazhet e American Airlines u morën për kontroll, por pasagjerët nuk u informuan për arsyet.
Të paktën gjashtë anëtarë të ekuipazhit dhe dy pasagjerë humbën ndjenjat.
Eksperti i aviacionit, Bruce Rodger tha se kapiteni bëri gjënë e duhur duke e kthyer avionin mbrapsht.
Ai tha se në këtë rast duhet shqyrtuar cilësia e ajrit të kondicionuar në avion.
Ekziston mundësia që çanta e ndonjë pasagjeri të jetë shkak për këtë situatë.
Nuk përjashtohet mundësia që gjithçka të ketë qenë psikologjike.
Megjithatë ‘sëmundja misterioze’ ka pushtuar faqet e para të mediave në Britani.
Një dëshmitar që ishte në avion tha se ishte një çmenduri.
“Njerëzit nisën të shemben përtokë sikur të ishin miza,” tha ai.