Njeriu i parë i Aleppos: Këtu është Holokaust, ndërsa bota vetëm shikon

Kryetari i qytetit Aleppo Brita Haji Hasan, ka thënë se bashkësia ndërkombëtare nuk ka bërë asgjë për ta parandaluar gjakderdhjen në qytet.

Aleppo, qyteti i dytë më i madh i Sirisë në javët e fundit është bërë arenë e skenave të tmerrshme në mes të kryengritësve dhe forcave të Bashar Al Asadit.

“Ne konsiderojmë se bashkësia ndërkombëtare është partner në këto krime të luftës. Momentalisht po ndodhë Holokausti në Aleppo, qyteti digjet ndërsa bashkësia ndërkombëtare vetëm shijon dhe nuk bën asgjë”, ka thënë Hasan.

Të mërkurën është goditur nga ajri tregu më i madh në pjesën lindore të qytetit që kontrollohet nga kryengritësit ndërsa janë vrarë 15 persona dhe disa ndërtesa janë rrënuar.

Sulmi është kryer derisa ekipet e shpëtimit po hulumtonim për të mbijetuarit nga sulmi që ndodhi një ditë më herët.

Artikulli paraprakShijat në Liban dhe Lindje të Mesme festojnë Ashuret (Foto +16)
Artikulli vijuesHeroi i harruar