Peshkatari amerikan, Erik Norrie, është ndoshta njeriu më i pafat në botë, pasi që deri më tani i ka përjetuar kafshimin e peshkaqenit, goditjen e rrufesë, kafshimin e gjarprit me zile, madje edhe rrahjen nga majmunët.
Protagonisti nga Florida e ka humbur një pjesë të këmbës pas kafshimit të peshkaqenit gjatë një pushimi me familjen në Bahame, ndërsa do t’i nevojitet për një kohë të gjatë transplantim i lëkurës si pasojë e këtij incidenti.
Megjithatë, ky nuk është sulmi i vetëm që ka përjetuar ai. Norrie i ka mbijetuar goditjes së rrufesë dhe kafshimit të gjarprit, ndërsa majmunët e kanë rrahur dy herë.
Gjasat që dikë ta sulmojë peshkaqeni janë 1:11 500 000, ndërsa gjasat që dikë ta godasë rrufeja në territorin e SHBA-ve janë 1:280 000.