Nokia do të fillojë të paguajë për Windows Phone

Sot gjatë ditës është thënë se Nokia pas një kohe të gjatë ka arritur të dal me fitim në një tremujor të vitit, pasi që siç dihet kompania ka marrë rreth 250 milionë dollarë nga pagesat e bëra nga Microsoft si mbështetje për platformën mobile të kësaj të fundit. pasi të dy kompanitë partnere nënshkruan një marrëveshje në vitin 2011.
Microsoft kishte rënë dakord që ta paguante kompaninë Nokia me 1 miliardë dollarë në vit me pagesa tremujore të ndara me nga 250 milionë për shkak të përdorimit të platformës mobile Windows Phone të Microsoft.

Por tani duket se ka ardhur koha që edhe Nokia të fillojë me pagesa ndaj Microsoft.

Nokia obligohet të paguajë tarifa ekskluzive ndaj Microsoft për përdorimin e Windows Phone, dhe sipas Nokia’së, detyrimi i tyre për Microsoft tani është më i madh se shuma e mbetur që Microsoft duhet t’ia paguajë prodhuesit të dytë më të madh të telefonave mobil në botë, kompanisë Nokia. /

Artikulli paraprakAlzasa: Një zonën ku pritej të flitej dhe gjermanisht dhe frëngjisht
Artikulli vijues"Vëllazëria Myslimane" nën mbrojtjen e grupit të panjohur