Gjatë natës së kaluar nuk janë dhënë vërtetime për qëllimin e shprehur për shtrimin e kërkesës për njohjen e të drejtës së azilit, kumtoi sot MPB.
Në periudhën prej 1 janarit e deri më sot u janë lëshuar vërtetime gjithsej 89.623 shtetasve të huaj, prej të cilëve 35.381 janë të gjinisë mashkullore, 19.617 janë të gjinisë femërore dhe 34.399 janë fëmijë të cilët janë të shoqëruar nga bartësi i vërtetimit, si edhe 226 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindin, të cilëve u është dhënë vërtetim për qëllimin e shpprehur për parashtirm të kërkesës për njohje të drejtës së azilit.
Sipas shtetësisë së fëmijëve të cilëve u janë dhënë vërtetime, më të shumtë janë shtetasit e Sirisë 44.734, Afganistanit 26.546 dhe Irakut 18.337.
Në periudhën e njëjtë deri te Sektori për azil kërkesë për njohjen e të drejtës së azilit kanë shtruar 29 persona (22 prej Sirisë dhe shtatë prej Afganistanit) në bazë të një vërtetimi të lëshuar paraprak për qëllimin e shprehur për shtrimin e kërkesës për njohjen e të drejtës së azilit.
Gjatë njëzetë e katër orëve të kaluara, deri te Sektori për azil nuk janë shtruar kërkesa për njohjen e të drejtës së azilit, në bazë të një vërtetimi paraprak për qëllimin e shprehur për shtrimin e kërkesës për njohjen e të drejtës së azilit.