Reklamat të cilat i bëjnë njerëzit të turpëruar ose që njerëzit ndihen nën presion nga to, do të largohen nga transporti publik i Londrës.
Kryetari i Londrës, Sadiq Khan ka bërë këtë lëvizje për ti dhënë fund reklamava kontaversale të kampanjës Bota Proteinë e cila pyeste: “A janë trupat e tuaj të plazhit gati” duke i bërë promocion proteinave përcjell TheIndepedent.
Reklama, e cila u shfaqe në stacionet e metros rreth Londrës, ishte bërë nga një modele duke pozuar në bikini, e që ishte shumë kritike për shkak të trupit jo realist dhe që ishte shumë poshtëruese për femrat.
Khan tha: Si baba i dy vajzave të reja, jam shumë i shqetësuar nga ky lloj i reklamave e cila mund të poshtërojë njerëzit, sidmos gruan dhe ti bëjë ato të turpëruar me trupin e tyre. Është koha për ti ardhur fundi këtyre reklamave.
Për çdo vjet rreth 12,000 reklama janë të vendosura në transportin publik në Londrës./KohaIslame