Sipas një deklarate nga Shtëpia e Bardhë theksohet se Putin duke telefonuar Obamën në bisedën e tyre kanë diskutuar domosdoshmërinë e luftës kundër DAESH, zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe gjithashtu situatën në Ukrainë.
Presidenti amerikan, Barack Obama ka realizua një bisedë telefonike me Presidenti e Rusisë, Vladimir Putin, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate nga Shtëpia e Bardhë theksohet se Putin duke telefonuar Obamën në bisedën e tyre kanë diskutuar domosdoshmërinë e luftës kundër DAESH, zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe gjithashtu situatën në Ukrainë.
Obama i ka përcjellë Putinit qëndrimet se është e nevojshme që Rusia të zbatojë të gjitha angazhimet në marrëveshjen e Minskut për tërheqjen e ushtarëve dhe pajisjeve nga territoret e Ukrainës.
Obama dhe Putin gjithashtu kanë vlerësuar edhe situatën në Siri si dhe krahas kësaj kanë theksuar rëndësinë e solidaritetit të vendeve P5+1 në negociatat që do të parandalojnë posedimin e armëve bërthamore të Iranit.kohaislame