Obama: Përse kurrë nuk e përdor termin “terrorizëm islamik”

Gjatë një emisioni për CNN të mërkurën, presidenti Obama u pyet nga nëna e një ushtari të vrarë në Irak, Tina Houchen, pse ai refuzon të përdor termin “terrorizëm islamik”.

Pasi shprehu ngushëllimet dhe falenderimet për sakrificën e të ndjerit, Obama vazhdoi të sqarojë përse refuzon të përdor këtë term, duke thënë se e gjithë çështja është “e sajuar”.

“E vërteta është se kjo është diçka e sajuar, sepse nuk ka dyshim, dhe këtë e kam përsëritur disa herë se, organizatat terroriste si Al Kaida dhe ISIL kanë çoroditur, shtrembëruar dhe janë munduar që ta përvetësojnë Islamin si justifikim për barbarizmat dhe vdekjet e shkaktuara”, ka thënë kreu i Shtëpisë së Bardhë.

“Këta janë njerëz që vrasin fëmijë, vrasin muslimanë, marrin skllevër seksi – nuk ka asnjë arsyetim fetar që do të justifikonte asgjë që ata bëjnë. Por ajo për të cilën kam qenë shumë i kujdesshëm, kur flas për këtë çështje, është se dëshiroj të jem i sigurtë që të mos fus këta vrasës në të njëjtin thes me miliarda muslimanë në mbarë botën, përfshirë dhe Amerikën, të cilët janë paqësorë, të përgjegjshëm; të cilët janë ushtarë, policë, zjarrfikës, mësues, fqinj dhe miq të mirë”, ka përfunduar Obama. /tesheshi.com/

Artikulli paraprakPërgjigje për ata që thonë "Bashkimi Europjan nuk nderton Kisha e Xhamia"
Artikulli vijuesErdogan i drejtohet Perëndimit