Ofertë e “çmendur” për telefonin e gazetares, me të cilin Erdogan foli mbrëmjen e puçit (Video)

Përveç se kishte luajtur një rol të rëndësishëm në historinë e Turqisë, intervista e gazetares së CNN Turk me presidentin turk Recep Tayip Erdogan, ka marrë edhe shumë telefonata urimi.

Dhe kjo nuk është e tëra. Përveç telefonatave falënderuese, përcjell Telegrafi, ditë më pas, ajo ka marrë edhe një ofertë për telefonin e saj.

Siç shkruajnë mediat e huaja, bëhet fjalë për një ofertë prej 250 mijë dollarësh për të blerë telefonin e saj.

Në momentin që përpjekjet e ushtrisë turke për të rrëzuar pushtetin, presidenti turk Recep Tajip Erdogan vendosi të përdorte aplikacionin FaceTime për të dhënë një intervistë për gazetaren Hande Firat.

Gjatë intervistës, përcjell Telegrafi, Erdogan i kishte bërë thirrje popullit turk të ngrihen dhe të rezistojnë grusht shtetin e mundshëm.

Ky veprim ia kishte vlejtur pasi forcat rebele u përballën me kundërshtimin masiv që arriti të ndalonte përpjekjen shumë shpejt.

Artikulli paraprakVV dënon sulmin, thotë se asnjë motiv nuk e justifikon një akt të tillë
Artikulli vijuesDosja e Shefave IV: Veprimet e dyshimta të Grabovcit në koordinim me Thaçin (Audio)