Organizata e Kombeve të Bashkuara ka deklaruar se për të plotësuar nevojat elementare të refugjatëve sirianë të strehuar në Irak, nevojitet një buxhet rreth 300 milionë dollarë.
Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se Stefan De Xharik, zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB, në një konferencë për gazetarë në selinë e OKB në Nju Jork, deklaroi se në planin e ndihmave për refugjatët sirianë janë parashikuar edhe masa të caktuara për të ndihmuar edhe refugjatët sirianë që janë strehuar në territorin e Irakut.
Në këtë plan gjithashtu është theksuar për përmirësimin e kushteve jetësore të popullatës lokale e cila ka strehuar refugjatët sirianë. Rritja e kushteve arsimore dhe krijimi i rasteve për punë janë disa prej rasteve që janë përfshirë në këtë plan. Vlen të theksohet se sipas UNHCR, aktualisht afër 400 mijë refugjatë sirianë janë të strehuar në Irak.