Omar Muhtari u lind më 1862 nga prindër fetar në vendin e quajtur Batnan në afërsi të Bregas. Babai i vdiq deri sa udhëtonte për ta kryer haxhin në Mekë.
Prej momentit kur italianët morën kontrollin mbi Tripolin dhe Bregan dhe deri sa u mundën dhe u detyruan ta lëshojnë Libinë, libianët këtë tregim e shkruan me gjakun e tyre. Dëshmuan që popujt që mburren me fenë dhe historinë e vete nuk mund asnjëherë të shkatërrohen edhe krahas fuqisë materiale e cila pasqyrohet në pushkë dhe topa me të cilat janë sulmuar.
Në të gjithë vendin u përhap lajmi rreth sulmit mbi Tripolin dhe Bregan. Ndër të parët që iu bashkëngjitën shtetit Osman në luftën kundër Italianëve në Bregë ishte edhe muxhahidi i madh Omar Muhtar.
Fillimisht mori komandën mbi Kodrat e Gjelbra, ndërsa më vonë mbi të gjithë njësitet e muxhahidëve. Ky hero i madh aspak nuk është luhatur rreth pranimit të komandës. Organizoi ushtrinë kombëtare plani i së cilës ishte mbrojta dhe sulmi i armikut nga prita. Sa herë që italianët lëshonin kampet e tyre, muxhahidët i sulmonin, u shkaktonin humbje të mëdha dhe ua merrnin gjësendet që i kishin të nevojshme për luftim.
Më vonë italianët u munduan të fusin përçarje në mesin e muxhahidëve, madje Omer Muhtarit i ofruan pasuri të madhe, u munduan ta përfitojnë duke i ofruar jetë të bukur përplot begati, por pa sukses.
Pas okupimit të jugut të Libisë më 1927, Italianët patën sukses që ta ndërpresin lidhjen mes Kodrave të Gjelbra dhe Bregas nga njëra anë dhe Egjiptit në anën lindore si dhe lidhjet me pjesën jugore. Kështu, Omar Muhtarin dhe muxhahidët e tij i shkëputën krejtësisht në pjesën veriore.
A thua Muhtari u dobësua? A thua dëshpërimi gjeti vend në zemrën e tij? Jo, assesi. Të gjitha këto ngjarje nuk patën ndikim tek ai. Buzëqeshte me buzëqeshjen e njeriut i cili i mbështetet Krijuesit të vet, i cili beson në Krijuesin dhe Shpalljen e Tij! Vazhdoi luftën edhe në rrethana të tilla. Edhe në këto rrethana, kryente sulm pas sulmi në rrethin Derne, ashtu që i detyroi Italianët në luftë të hapur. U përleshën dhe beteja zgjati dy ditë, në fund fitorja ishte në anën e Omar Muhtarit.
Atëherë kur Allahu i Madhëruar donte t’i jep fund jetës së Omerit me shehadet, Omeri doli, sipas traditës me grupin prej 40 kalorësve që të shqyrtoi pozicionet e armikut. Humbi kontaktin me muxhahidët e tjerë, ndaj kaluan përmes një lugine vendkalimi i të cilës ishte i rëndë. Me ndihmën e spiunëve, italianët kuptuan vendndodhjen e tyre dhe i rrethuan. Aty është zhvilluar një betejë e ashpër. Edhe krahas numrit të madh të armikut dhe rrethimit të tyre, me sukses depërtuan linjat në anën perëndimore. Mirëpo, atje i befasuan forca të tjera italiane. Forcat e Omerit ishin gati në fund, ndërsa hynë edhe në një betejë në të cilën vdiqën të gjithë ushtarët që ishin në shoqërim të Omer Muhtarit. U vra edhe kali i tij, i cili ra mbi Omerin. Omeri vazhdoi të jep rezistencë deri sa u plagos, mandej iu vërsulën armiqtë dhe e mposhtën duke mos e ditur për kënd bëhet fjalë. Pasi kuptuan, e dërguan në Susa, dhe prej aty në burgun e Bengazit.
Italianët e sollën Omer Muhtarin në gjykatën e prangosur në hekur dhe e rrethuar nga të gjitha anët me roje. Gjykimi sipas mënyrës dhe procesit ishte formal. Madje një ditë më parë filluan ta vendin për varje dhe ekzekutimin e tij. I gjithë gjykimi zgjati një orë e pesëmbëdhjetë minuta. Pas kësaj merret vendimi që Omer Muhtari të ekzekutohet. Ndërsa ky këtë lajm e pret me ajetin kur’anor: Të Allahut jemi dhe tek Ai kthehemi.
Në mëngjes të 11. Shtatorit 1931, italianët e varën. Pasi që vërejtën që akoma nuk ka vdekur, e varën edhe një herë. E kishin frikë këtë trim madje edhe pas vdekjes së tij. Dhe para se të vdes në mënyrë të denjë, e varrosën në një varr të thellë të cilin e çimentuan. Pranë varrit gjatë kohë ka pasur roje, me qëllim që ta ruajnë që të mos e nxjerrin libianët trupin e tij të bekuar.
Sikur zemra e Omer Muhtarit të dëshpërohej ose të ngadhënjehej gjatë takimit të parë me armikun, nuk do të mbillej fara e xhihadit dhe Libia nuk do të çlirohej, nuk do të pavarësohej dhe as do t’i dëbonte kolonizuesit nga territori i vet atëkohë.
Ambiciet e tilla, janë tipar i njerëzve të mëdhenj! Shpirtrat e tyre gjithmonë janë të lidhur me Krijuesin e vet. Tek njerëzit e tillë, dëshpërimi nuk zë vend në zemrën e tyre.
Përktheu: Lutfi Muaremi