
Kompania amerikane e sondazheve, Gallup, ka 80 vjet që mat nivelin e aprovimit të punës së presidentëve nga publiku amerikan.
Nga sondazhin e sotëm i saj, rezulton se vetëm 37% e amerikanëve kanë opinion pozitiv për punën e Presidentit Trump. Në ditët e para të punës së tij si president, nivlei ishte 45%.
Në historinë 80-vjeçare të sondazheve Gallup, asnjëherë nuk ka ndodhur që aprovimi i punës së presidentëve nga publiku amerikan të ketë qenë poshtë 50-përqindëshit, në tre muajt e parë të mandatit të parë.