Kush i futi në politikë 4 emrat që përmendi Donald Lu?

“Shqipëria ka një problem mes lidhjeve mes grupeve kriminale dhe politikanëve. Nëse e mohoni këtë shqyrtoni rastet e Arben Ndokës, Mark Frrokut, Elvis Roshit dhe Gentian Muhametaj”.

Kështu u shpreh dje gjatë një takimi Ambasadori Amerikan në Tiranë Donald Lu, duke prodhuar lajme që më shumë se sa politikën, vunë në fakt në lëvizje gazetarët dhe analistët.

Ndoshta edhe për faktin e thjeshtë, se emrat që Lu përmendi dje nuk ishin të panjohur dhe të palakuar për problemet me drejtësinë.

Por kush i futi në politikë këta individë, që duket se precedentët dhe problemet i kanë patur përpara se të bëheshin pjesë e saj.

Arben Ndoka

Në Qershor të vitit 2013, emri i Arben Ndokës u zyrtarizua si kandidaturë e partisë Socialiste për qarkun e Lezhës. Ish- Drejtori i Drejtori ekzekutimit të INUK ka qenë i treti në listën e socialistëve duke lënë në vendin e katërt Gjovalin Kadelin, pozicion që shkaktoi edhe pakënaqësinë e këtij të fundit.

Në verën e vitit 2014, Partia Demokratike publikoi dokumente zyrtare të dënimit të deputetit socialist Arben Ndoka nga Gjykata e Romës, me 7 vjet burg. për “shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese” dhe pengmarrje, apo “heqje të paligjshme të lirisë së personit”.

Pas deklaratave të ambasadorit Lu, Ndoka ka reaguar duke u shprehur: “Une vazhdoj te jem I lidhur me elektoratin, sepse me ta kam marredhenie njerezore qe nuk i thyen heqja dore nga nje mandat.Une nuk di te jem akuzuar per krime poltike apo vepra te tjera penale qe kane qene ne dem te Parlamentit ku isha pjese, as ne dem te politikes, as te Shqiperise, a as te askujt.Doja te vazhdoja jeten time, por mesa duket po me vene kusure qe nuk me perkasin”.

Gentian Muhameti

Gentian Muhameti, nuk arriti të bëhej Kryetar i Bashkisë së Këlcyrës, pasi vetë Partia Demokratike ka tërhequr emrin e tij duke kërkuar ccregjistrim nga Kolegji Zgjedhor. Kjo për faktin, se Muhameti rezultoi si person me precedentë penalë në të shkuarën. Muhameti qe arrestuar më 20 janar 1997 në Melendugno, provinca e Leçes, me 30 kilogramë marijuanë.

Elvis Roshi

Emri i tij është ndër më të lakuarit për përfshirje në afera të paligjshme. është fjala për ish-kryebashkiakun e Kavajës Elvis Roshi i cili u kandidua gjithashtu nga socialistët në vitin 2011. Pas mandatit të parë, ai tentoi për një mandat të dytë, ndonëse në fakt rezultonte i dënuar në Zvicër për shpërndarje droge. Prokurori kishte kërkuar dënimin me 2 muaj burg, por pasi Roshi e pranoi krimin me anë të avokatit, gjykata dha dënim me gjobë.

Gjatë aktivitetit të tij jo të ligjshëm, ai kishte përdorur edhe identitet të rremë duke mbajtur emrin Ervin. Ai u akuzua se ne formularin e vetedeklarimit nuk deklaroi as dënimin e dhënë nga autoritetet italiane të drejtësisë për veprën penale të përdhunimit të kryer në vitit 1995 në Kampobaso, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikën 1 të formularit të vetëdeklarimit. Pas debateve publike mbi emrin e tij, Roshi nuk arriti te kandidohej per nje mandat te dyte.

Artikulli paraprakDogana vazhdon me rritjen e të hyrave, kalohen 930 milion
Artikulli vijuesOpozita kërkon nxjerrjen e dokumentit sekret nga Meta, çfarë u diskutua në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë?