Aktivistët anëtarë të grupit “Aparteidi Izraelit” kanë njoftuar për organizimin e një kampingu botëror në mbështetjeje të qëndrimeve anti-sioniste të ministres së punëve të jashtme të Suedisë.
Qendra informative e Palestinës njoftoi se aktivistët e grupit Aparteidi Izraelit përveçse kanë mbështetur qëndrimet e ministres së jashtme të Suedisë, Margot Wallström, e cila ka kërkuar kryerjen e hetimeve serioze rreth vrasjes së palestinezëve nga regjimi okupator sionist, kanë kërkuar nga liridashësit në të gjithë botën që me dërgimin e letrave tek ambasadat e Suedisë, të deklarojnë mbështetjen ndaj qëndrimeve të ministres së jashtme të Suedisë.