Kontrollet në pikat e kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk do të ekzistojnë më gjatë sezonit turistik.
Qytetarët do të kalojnë në dy krahët pa pasur nevojë të paraqesin dokumentet (karta identiteti apo dokumentacionin e automjeteve).
Vendimi është marrë në mbledhjen e dy qeverive të zhvilluar sot në Tiranë.
Sipas krerëve të qeverive, ky vendim merret për të shmangur radhët e gjata që krijohen gjatë sezonit turistik.kohaislame