Pakistani i larmishëm në aspektin gjeografik, i cili shtrihet në rripin e maleve të larta në veri, rrafshnaltës Balokistan dhe rrafshin në luginën e lumit Indus, është atdhe për disa dhjetëra popuj të cilët me dekada jetojnë të gërshetuar me kulturat, doket dhe gjuhën e tyre të cilat shkojnë madje deri në 50. Ky vend shquhet për nga malet e tij të larta, luginat e bujshme, lumenjtë e shpejtë, liqenet dhe botën e llojllojshme shtazore.
Fotoreporteri i Anadolu Agency (AA) në këtë shtet të madh të Azisë Jugore gjatë kësaj vere regjistroi pamjet unikale të cilat në mënyrën më të mirë pasqyrojnë përditshmërinë e banorëve të këtij vendi.
Vera e nxehtë
Qytetet pakistaneze në zgjerim i ngjajnë njëri-tjetrit, në to sundon kaosi përmes borive të automobilave, qindra këmbësorëve që ecin në rrugë, pluhurit dhe aromës së ushqimit që serviret në rrugë. Në Karachi, qytetin më të madh pakistanez që gjendet në brigjet e Detit Arab, në veriperëndim të deltës Indus, jetojnë afër 18 milionë banorë, shumica muslimanë, katolikë, hindus, ahmadia dhe grupe tjera etnike dhe fetare.
Prurjet e ujit dolën nga shtretërit, ndërsa në fillim të muajit jetën e humbën tetë persona. Qershorin e kaluar, pjesa më e madhe e tyre mund të gjenden në brigjet e Detit Arab ku nxehtësia e padurueshme mori jetën e mbi 200 personave.
Temperaturat në Karachi këtë verë tejkaluan 45 gradë celsius, që shumica e banorëve e shfrytëzuan për udhëtim me deve përgjatë plazhit me rërë. Pas temperaturave ekstreme të larta në qershor, gjatë muajit gusht banorët e Karachit i befasoi shiu i rrëmbyeshëm që shkaktoi përmbytje.
Devetë dhe gomarët pjesëmarrës në komunikacion
Fotoreporteri i AA-së regjistroi edhe anën e bukur të Pakistanit dhe tregtarët e bagëtive të cilët jo rrallëherë mund të shihen se si me deve kalojnë përmes fushave të pafundme të orizit. Devetë, gomarët dhe buajt në qytetet pakistaneze janë pjesëmarrës të barabartë në trafik, ndërsa me to transportohet sasi e madhe e mallit për çdo ditë. Interesante janë pamjet e tregjeve pakistaneze të stërmbushur me njerëz ku sendet ushqimore blihen, shkëmbehen dhe transportohen.
Në tezgat plotë me fruta dhe perime mund të gjenden edhe disa nga erëzat më të rralla në botë të përzgjedhjeve të ndryshme si me spec djegës, oriz, kurkum, piper i zi, xhenxhefil, kanellë, shafran dhe të tjera./AA/