Juristi Dastid Pallaska ka thënë se dështimi i pozitës për të udhëhequr vendin me një shumicë prej 2/3 dhe shantazhi i dhunshëm opozitar kanë bërë që Lista Srpska të jetë faktori vendimtar në vend.
Ai ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se është koha për ndryshime në vend.
Ky është postimi i plotë i Pallaskës:
“Dështimi i pozitës për të udhëhequr vendin me një shumicë prej 2/3 dhe shantazhi i dhunshëm opozitar kanë bërë që Lista Srpska të jetë faktori vendimtar në vend.
Është koha të lirohemi nga kjo klasë e konsumuar politike.
Këtë mund ta bëjmë duke iu kërkuar të zgjidhin problemet reale të këtij vendi si arsimi, shëndetësia apo ekonomia për të cilat kjo klasë politike nuk ka as interesim e as aftësi.
Koha për ndryshim të temave, për ndryshim të gjeneratave”