Parandalim dhe trajtim i sëmundjeve në sistemin e tretës

Të dashur lexues, a keni biseduar ndonjëherë me stomakun tuaj? Ç’ju ka thënë ai? A është ankuar për ushqimet e tepërta, me shumë yndyrë që ju hani, duke i krijuar vuajtje dhe dhimbje: duke shkaktuar heqje barku dhe të vjella? Nëse kjo ka ndodhur, atëherë ju e keni nënvlerësuar kujdesin për stomakun.

Stomaku dhe zorrët janë pjesë të sistemit tretës, përveç tyre në këtë sistem përfshihen gypi, mëlçia, gurmazi, tëmthi dhe pankreasi. Të gjitha së bashku janë përgjegjës për tretjen dhe thithjen e ushqimit nga trupi. Tretja e dobët dhe jo e mirë e ushqimit, i mohon organizmit marrjen e materialit të nevojshëm dhe energjinë, që ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetës njerëzore.
 
Simptomat e përgjithshme të sëmundjeve në stomak dhe zorrë janë dhimbjet gastroenterologjike, gjakderdhja, diarreja, dhimbja e barkut, lodhja, rrjedhja e qelbit dhe gjakut. Gjithashtu simptoma të tjera, mund të shkaktojë gjakderdhje të rënda gastrointestinale, madje edhe kancer në stomak, zorrën e trashë dhe kështu me radhë. Prandaj, në jetën tonë të përditshme nuk mund të jemi të pakujdesshëm ndaj stomakut. Për të pasur një shëndet të mirë, së pari duhen marrë masa parandaluese.
 
Për secilin prej nesh, gjatë jetës, do të shfaqen probleme me tretjen e ushqimit, sidomos kur njerëzit hynë në fazën e moshës së mesme. Atëherë sëmundjet në sistemin e tretjes janë më të mundshme për tu shfaqur. Por, cilët janë faktorët që ndikojnë në shëndetin e njerëzve dhe shkaktojnë sëmundje gastrointestinale? 
 
“Ushqimet e përditshme janë faktorët e jashtëm më të rëndësishëm që ndikojnë në procesin e tretjes. Sidomos ushqimet e papastra shkaktojë (dhimbje abdominale) dhimbje në bark dhe heqje barku. Edhe moti i ftohtë ndikon tek stomaku dhe zorrët. Edhe lodhja, puna gjatë natës, e të tjerë faktorë, shkaktojnë dhimbjen e barkut dhe diarrenë.”
 
Përveç faktorëve të sipërpërmendur, ushqimet e ftohta, të nxehta ose shumë të forta, si dhe ushqimi i tepërt, pirja e alkoolit dhe nganjëherë edhe e kafesë, mund të çojë në inflamacionin e stomakut. Përveç kësaj, edhe mbetje të pesticideve në perime, mbetjet e hormoneve në fruta, mish dhe peshk, mund të shkaktojnë ç’rregullime në zorrë dhe për pasojë tretja do të jetë jo e mirë.
 
Shpesh sot njerëzit mendojnë se garancia shëndetësore mbështetet tek ilaçe. Në fakt, një shumëllojshmëri e përbërësve farmaceutike dëmtojnë drejtpërdrejtë stomakun dhe të shkaktojë gastrit dhe gjithashtu ulcerën.
 
Pra problemet e përbashkëta gastrointestinale, nuk duhet të trajtohen me elemente farmaceutike, më mirë të mos përdoren fare ilaçe. Kjo është shumë e rëndësishme.
 
Përveç kësaj, ka një faktor shumë të rëndësishëm që shkakton sëmundje gastrointestinale. Është pikërisht mos vlerësimi i simptomave të zakonshme, si dhimbja e barkut, zmadhimi i tij etj. Shpesh njerëzit mendojnë se mund të kurohen me disa tableta të blera në farmaci, por në fakt, bëhet një gabim i rëndë.
 
Çdo gjë që ndodh në trupin tonë, shërben për të na kujtuar se çdo lloj ndryshimi, i duhet kushtuar rëndësi. Rezistenca e çdo personi dhe aftësia vetë-shëruese janë të ndryshme.
 
“Për shembull, humbja në peshë pa shkaqe, duhet të na tërheqë vëmendjen. Gjithashtu edhe rrjedhja e gjakut pashkak, është simptomë alarmuese, ndaj duhet të shkoni në spital për një kontroll shëndetësor”.
 
Për të parandaluar problemet me stomakun, përveç kontrollit në spital, ju duhet të njihni mirë edhe funksionet gastrointestinale, sidomos funksionin imunitar të stomakut.
 
 
Stomaku dhe zorrët janë pjesë të sistemit tretës, përveç tyre në këtë sistem përfshihen gypi, mëlçia, gurmazi, tëmthi dhe pankreasi. Të gjitha së bashku janë përgjegjës për tretjen dhe thithjen e ushqimit nga trupi. Tretja e dobët dhe jo e mirë e ushqimit, i mohon organizmit marrjen e materialit të nevojshëm dhe energjinë, që ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetës njerëzore.
 
Ne të gjithë e dimë që imuniteti i trupit është hapi i parë mbrojtjes për organizmin. Shëndeti i stomakut luan një rol të rëndësishëm, në të gjithë sistemin imunitar të njeriut.
 
Për të mbajtur një stomak të shëndetshëm, së pari duhet të ruani ekuilibrin normal të mjedisit bakterial të zorrëve. Kështu do të pengohet rritja e baktereve patogjene si edhe parandaloni kapsllëkun, diarrenë dhe çrregullime të tjera gastrointestinale. Për të ruajtur thithjen e kalciumit në trup, duhet të shtoni konsumin e vitaminave. Së fundi, duhet të koordinoni funksionet gastrointestinale dhe të rifilloni bilancin gastrointestinal metabolik.
 
Duke folur për parandalimin e sëmundjeve në stomak dhe zorrë:
 
“Parandalimet e sëmundjeve gastrointestinale janë shumë të rëndësishme. Në jetën e përditshme, duhet të kryejmë të paktën 3 veprime: së pari duhet të pini sa më shumë ujë, së dyti, duhet të hani sa më shumë perime me fibra papërpunuar dhe së treti duhet të bëni aktivitete të përshtatshme fizike. Gjithashtu nuk duhet të konsumoni pije alkoolike dhe duhan. Mbani parasysh se edhe ushqimet me yndyrë nuk janë të përshtatshme.”
 
Pra, për një stomak të shëndetshëm, duhet të kultivoni zakonin për tu ushqyer mirë, me ushqime të ngrohta, të buta, të lehta, të thjeshtë, të freskëta dhe me vlera ushqyese. Koha e ngrënies së ushqimeve duhet të jetë e përcaktuar. Rekomandohet të hani pak gjatë vakteve dhe shumë herë, në mënyrë që ushqimet të përzihen me acidin e stomaku, për të parandaluar kështu, ulcerën.
 
Pra, nuk duhet të hani ushqime shumë të ftohta, tepër të nxehta, shumë të forta, apo shumë djegëse. Duhet ndaluar krejtësisht ngrënia e menjëhershme dhe me sasi shumë të mëdha, si edhe konsumi i pijeve alkoolike dhe duhanit.
 
Përveç ushtrimeve të përgjithshme fizike, çdo ditë duhet t’i bëni vetë masazh barkut. Të gjitha këto japin efekte për trajtimin e sëmundjeve gastrointestinale. Vetë masazhi i barkut mund të rrisë lëvizshmërinë e stomakut dhe funksionin imunitar.
 
Artikulli paraprakSi ta parandalojmë prosiazën
Artikulli vijuesImplantologjia, metoda e mbjelljes së dhëmbëve