8 rregulla që duhet të ndiqni për të parandaluar dëmtimin e trurit, dementinë dhe sëmundjen Alzheimer
Dementia është një lloj sëmundje që shkakton humbjen e kujtesës dhe aftësi të tjera të rënda mendore që mund të pengojnë jetën normale të përditshme. Dementia mund të jetë në forma të ndryshme, si dementia vaskulare, sëmundja e Huntington-it dhe sëmundja e Parkinsonit. Forma më e shpeshtë është sëmundja Alzheimer, dhe kjo merr rreth 60-80% të të gjitha rasteve.
Dementia mund të jetë shumë progresive në qoftë se nuk trajtohet. Simptomat mund të përkeqësohen me kalimin e kohës, të tilla si: probleme e të kujtuarit ngjarjet e fundit, emrat, bisedat, apati (plogështi), dhe depresion. Disa shkakqe që shkaktojnë këto çrregullime mund të parandalohen dhe disa jo.
Këtu janë disa shkaktarë:
Përdorimi i alkoolit.
• Moskujdesja për shëndetin kardiovaskular, duke përfshirë diabetin, tensionin e lartë të gjakut dhe kolesterolin e lartë.
• Aktiviteti i dobët fizik.
• Dieta e varfër dhe mungesa e vitaminave.
• Funksioni i dëmtuar i tiroideve.
• Pirja e duhanit.
• Përdorimi i disa ilaçeve kimike që të çojnë në çmenduri.
Këtu janë 8 mënyra që mund të parandalojnë shfaqjen e dëmtimit të trurit
Merrni sasi të mjaftueshme të vitaminës B
Vitamina B është shumë e dobishme në uljen e niveleve të molekulës të quajtur homocysteine -HC. Kjo molekulë mund të shkaktojë dëmtimin e sistemit të enëve të gjakut. Rritja e nivelit të kësaj molekule mund të çojë në goditje në tru, dobësim të qarkullimit të gjakut në tru, sëmundje të zemrës dhe shumë probleme vaskulare. Duke marrë mjaftueshëm vitaminë B, ju mund të parandaloni shumë sëmundje të trurit të lidhura me moshën.
Thuaj jo pijeve alkoolike
Njerëzit të cilët konsumojnë shumë alkool rrisin rrezikun e Dementisë, në krahasim me njerëzit që nuk konsumojnë fare alkool. Sëmundjet e trurit dhe shumë çrregullime të tjera shëndetësore mund të pengohen duke shmangur pijet alkoolike.
Thuaj jo pirjes së duhanit
Pirja e duhanit është shumë e keqe për shëndetin tuaj, dhe kjo mund të shkaktojë dëme në çdo organ në trup, edhe për trurin tuaj. Studimet kanë dëshmuar se duhanpirësit rritin rrezikun për Alzheimer me 45% në krahasim me jo-duhanpirësit ose ish-duhanpirësit. Pra, mund t’ju bëjë dobi në qoftë se e lini duhanin sot edhe nëse e keni pirë për shumë vite.
Ruani peshën, nivelin e kolesterolit dhe presionin e gjakut
Gjithmonë kontrolloni peshën tuaj, nivelet e kolesterolit dhe presionin e gjakut. Ju mund të zbuloni shenjat e hershme për probleme shëndetësore, nëse i keni numrat nën kontrolll të vazhdueshëm. Shenjat kryesore dhe shumë të rëndësishme të dementisë janë të lidhura me shëndetin kardiovaskular. Kështu, shëndeti i mendjes varet në shëndetin e trupit.
Merrni vitaminë D
Mungesa e vitaminës D çon në dëmtim të trurit. Kështu që rregulloni nivelet e vitaminës D. Kjo vitaminë është vendimtare për parandalimin e zhvillimit tëdementisë dhe sëmundjes Alzheimer. Dielli është furnizuesi kryesor i vitaminës D, por edhe ushqime të tilla si: peshku, veza, qumështi, bizelet, kërpudhat, etj.
Bëhuni më aktiv
Ju gjithashtu duhet të forconi sistemin e enëve të gjakut, dhe ju mund ta bëni këtë duke e bërë zemrën të punojë më shpejtë, dhe në këtë mënyrë gjaku do të qarkullojë më lirshëm. Ushtrimet janë të rekomanduara për parandalimin e shumë çrregullimeve kronike shëndetësore. Ju mund t’i merrni përfitimet shëndetësore të ushtrimeve vetëm duke qenë aktiv për së paku një orë çdo ditë.
Mbroni veten kundër dëmtimeve në kokë
Gjithmonë vondosni një kaskë kur ecni me biçikletë. Në këtë mënyrë do të parandaloni ndonjë dëmtim të trurit. Ju gjithashtu duhet të vendosni kaskë edhe në qoftë se jeni praktukues i ndonjë sporti apo pune tjetër që mund të jenë tërrezikshme, si loja me shpata, ski, sportet e ujit, punët e ndërtimit, etj.
8. Lexoni dhe mësoni çdo ditë diçka të re
Leximi është gjithmonë arma më e fortë për shëndetin e mendjes. Fjala e parë e zbritur në tokë për njerëzit në Kuran është ”Lexo”. Truri është një lloj mekanizmi që duhet të jetë gjithmonë aktiv, dhe një nga mënyrat më të mira për të arritur këtë është leximi i librave të dobishëm, si: libra me përmbajtje fetare, shkencore, mjekësore, etj.