Komisioneri Evropian për Politikën e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn në lidhje me tentativën e FETÖ-s për grusht shteti ka deklaruar: ”Muaj më parë më kanë informuar se kanë në dorë lista të anëtarëve të lëvizjes gylen në strukturat shtetërore të Turqisë”, njofton Agjencia Anadollu. Në një mbledhje të jashtëzakonshme të Parlamenti Europian është diskutuar mbi gjendjen në Turqi dhe tentativën e FETÖ-s për grusht shteti atje. Gjatë fjalimit të tij në këtë takim, deputeti gjerman dhe njëkohësisht kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të BE-së, Elmar Brok, duke vënë theksin tek të shkarkuarit pas tentativës për grusht shteti të FETÖ-s u shpreh se ka një rrezik për largimin e Turqisë nga BE-ja, por për këtë gjë nuk duhet të flitet me tone të qarta pasi është ende herët. Brok në fjalën e tij ka theksuar se një miratim i mundshëm i dënimit me vdekje do të bënte shkëputjen e marrëdhënieve mes Turqisë dhe BE-së. Ndërsa Ivo Vajgl, anëtari slloven i PE-së tha se e kanë të qartë dhe janë të vetëdijshëm që në Turqi ka një strukturë paralele. Ai ftoi BE-në të lërë mënjanë modestinë dhe ti japë një mundësi reale Turqisë në rrugën drejt BE-së pasi sipas tij ajo ka edhe alternativa të tjera sikurse ka çdo shtet. Duke theksuar se Turqia është shumë e rëndësishme për BE-në, ai më tej në fjalën e tij ka thënë se marrja e një shteti mysliman në këtë union do ti jepte njëherë e përgjithmonë fund pretendimeve se BE-ja nuk do vend mysliman në këtë union. PE dënoi tentativën për grusht shteti por shprehu edhe shqetësimet e saj në lidhje me arrestimet.
You Might also Like
Mali i Zi, përfundon në përleshje parada e homoseksualëve
Përleshjet dhe arrestimet ishin të shumta në Podgoricë gjatë paradës së komunitetit homoseksual “Gay Pride”…
By
1 Min Read
Netanjahu: Shqiptarët, që janë në shumicë myslimanë, rrezikuan jetën e tyre për të mbrojtur hebrenjtë
Liderët nënshkruan një marrëveshje miqësie dhe një marrëveshje bashkëpunimi mes Izraelit dhe Shqipërisë. Netanjahu theksoi…
By
1 Min Read
Lituania lëshon broshura për qytetarët se si të merren me pushtimin rus
"Kjo është mëse e rëndësishme sepse civilët janë të vetëdijshëm dhe kanë një vullnet për…
By
2 Min Read
Vazhdon solidarizimi i vendeve Islame me Turqinë, Katari i përballon nevojat emergjente të gazit
Ish-Ministri i Ekonomisë dhe Tregtisë së Katarit Mohammed A. Althani, ka thënë se vendi i…
By
1 Min Read
Turqia i dhuron ushtrisë shqiptare 10 autobusë
Autoritetet shtetërore turke u kanë dhuruar 10 autobusë Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë,…
By
2 Min Read
Besoj në Zot, nuk e dëmtoj askënd, Kaq (video)
Hoxhë Bekir Halimi Dikush mjaftohet me të qenët besimtar me zemër i Zotit Fuqiplotë dhe…
By
4 Min Read
