Hamasi nuk duhet të jetë më në listën e organizatave ndërkombëtare terroriste, kështu ka vendosur Gjykata e Lartë e Bashkimit Europian.
Gjyka e lartë e Bashkim Europian, organi i dytë me i lartë i këtij unioni, ka vlerusuar se, vendosja e Hamasit në listën e organizatave terroriste, është bërë pa një hulumtim preciz të aksioneve të Hamasit, porse kjo është bërë më tepër duke u mbështet në shkrimet mediatike.
Gjykata ka vendosur që bllokimi i mjeteve të lëvizjes së Hamasit të mbetet në fuqi edhe për tre muaj me radhë.
Vendimi ka ardhur si pasojë e apelit që ka bërë Hamasi, duke kërkuar anulimin e vendimeve të mëhershme nga shkaku se nuk janë respektuar procedurat e Bashkimit Europian dhe mosshfrytëzimin e argumenteve legjitime, njofton gazeta indenpendent.co.uk
(Islampress)