Fakti që Qeveria e Kosovës, e ka shpallur liderin radikal serb, Vosjallav Sheshel, person “non grata” në Kosovë duke ia ndaluar edhe hyrjen në vend, për Partinë Radikale Serbe në veri të Mitrovicës, kjo nuk ka rëndësi.
Kjo parti ka njoftuar së të martën në orën 12:00, Shesheli do të mbajë një tubim elektoral, në Mitrovicën e Veriut.
Siç raporton portali “Te Sheshi” duke cituar Dobrislav Dobriqin, kryetar i Partisë Radikale Serbe për Kosovë.
“Kosova është Serbi dhe Shesheli do të lëvizë lirshëm në tërë veriun e Kosovës”, ka thënë Dobriq.
Sipas Dobriq, lideri radikal serb, Vojsllav Sheshel, i sapo shpallur i pafajshëm nga Haga, Shesheli të martën në ora 12:00 në sheshin “Vëllezërit Miliq” që gjendet në afërsi të urës kryesore të lumit Ibër, do të mbajë një tubim elektoral.
Kjo parti ka paralajmëruar se në tubimin e së martës në veri të Mitrovicës do të jetë dhe kryetari i kësaj partie, Vojisllav Sheshel, duke theksuar se “ai nuk do ta respektojë vendimin e një të ashtuquajture qeveri inekzistente të Prishtinës”.
I tërë veriu i Kosovës është mbuluar me billborde të Vojisllav Sheshelit në të cilat shkruhet: “Të presim fitues!”, duke aluduar kështu në vendimin për pafajësi ndaj tij që u dha nga Tribunali i Hagës, si dhe në fitoren e tij në zgjedhje që do të mbahen nga fundi i këtij muaji në Serbi./Insajderi/.kohaislame