Republika Popullore e Kinës është ulur në fronin ekonomik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Pjesa në eksportet globale e Kinës, vend ky në pozitën e lokomotivës së ekonomisë botërore, ka arritur në nivelin më të lartë të 50 viteve të fundit.
Duke vazhduar rritjen edhe në vitin 2015, pjesa kineze në eksportet globale ka kapur nivelin më të lartë, që një është arritur nga një vend që prej atij të SHBA-ve në vitin 1968.
Sipas të dhënave të përpiluara nga Konferenca e OKB-së për Tregti dhe Punësim (UNCTE), pjesa e Kinës në eksportet globale është realizuar në nivelin 13,8% në 2015-n, nga 12,3% që ishte dy vite më parë.
Në terma të përgjithshme, ekonomia kineze vazhdoi ngadalësimin edhe gjatë tremujorit të parë të këtij viti, bazuar tek të dhënat zyrtare, ndërkohë që treguesit kryesorë të saj po japin shenja stabilizimi.
“Prodhimi i Brendshëm Bruto u rrit me 6,7% në krahasim me tremujorin e parë të vitit të kaluar për të arritur në 2,4 trilionë dollarë”, njoftoi nga Pekini Zyra Kombëtare e Statistikave (NBS).
Megjithatë, shtoi ajo, kjo rritje ishte pak nën parashikimin prej 6,8%, më i ulëti që nga koha e krizës financiare globale.
“Sidoqoftë, rritja është në përputhje me pritjen e tregjeve dhe mbetet brenda objektivave të Pekinit zyrtar, të përcaktuara mes 6,5% dhe 7,0% për vitin 2016″, theksoi NBS-ja.