Për të ndaluar konfliktet janë të rëndësishme perspektivat e përbashkëta mes Turqisë dhe Iranit

Kryeministri turk Ahmet Davutoğlu u shpreh ndër të tjera se hapja e Iranit ndaj botës në epokën e re, heqja e presioneve ekonomike, heqja e kufizimeve dhe sanksioneve ndaj tij kanë gëzuar më së shumti Turqinë dhe ka shtuar se këto sanksione kanë qenë pengesa më e madhe që vëllimi tregtar mes Iranit dhe Turqisë të arrinte në 30 miliardë dollarë

 

TEHRAN (AA) – Kryeministri Turqisë, Ahmet Davutoğlu, pas takimit dypalësh me zëvendës presidentin e parë të Iranit, Ishak Cihangiri, dhe mes delegacioneve në rezidencën Sadabat në kryeqytetin e vendit, Teheran, kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp, raporton Anadolu Agency (AA).

Davutoğlu, në lidhje me marrëdhëniet Turqi-Iran ka pohuar se: “Fatin e rajonit tonë nuk duhet t’ia lëmë aktorëve të jashtëm të rajonit. Dhe që në rajonin tonë të ketë një stabilitet të qëndrueshëm, paqe dhe qetësi gjithkush duhet ta dijë rëndësinë që mbajnë marrëdhëniet mes Turqisë dhe Iranit. Po e shpreh edhe njëherë se në ditët e vështira ne ndodheshim bashkë me Iranin, bashkëpunimi ynë në ditët e ardhshme do të jetë në të mirë të të dy vendeve dhe të rajonit”.

Ai duke vënë në dukje se kjo është vizita e tij e parë si kryeministër në Iran, ka shpjeguar se pas zgjedhjeve të 1 nëntorit në Turqi është ofruar kalim në një periudhë shumë të qëndrueshme . Gjithashtu ka theksuar se marrëdhëniet me Iranin ashtu si çdo herë do të jenë një prej elementëve më të rëndësishme të rendit.

Davutoğlu pasi ka uruar për zgjedhjet e mbajtura në Iran, ka vënë në dukje se ky takim pas zgjedhjeve të mbajtura në të dy vendet është në natyrën e fillimit të një epoke të re dhe ka theksuar se: “Pas realizimit të marrëveshjes për programin bërthamor janë hapur rrugët e mundësive shumë të gjëra. Si një ish-ministër i jashtëm që ka dhënë përpjekje të shumta për realizimin e një marrëveshjeje të tillë dua të shpreh lumturinë tonë për këtë marrëveshje e cila sot hap rrugën për integrimin e Iranit në ekonominë botërore”.

Ndër të tjera duke vënë në dukje se në të kaluarën Turqia ka treguar qëndrimin më të hapur dhe të qartë kundrejt sanksioneve dhe në ditët e vështira të Iranit, Davutoğlu u shpreh se: “Miqësitë duken në ditë të vështira. Ne jemi dy vende që në këto periudha të vështira kemi treguar miqësinë me njëri-tjetrin”.

Kryeministri turk u shpreh ndër të tjera se hapja e Iranit ndaj botës në epokën e re, heqja e presioneve ekonomike, heqja e kufizimeve dhe sanksioneve ndaj tij kanë gëzuar më së shumti Turqinë dhe ka shtuar se këto sanksione kanë qenë pengesa më e madhe që vëllimi tregtar mes Iranit dhe Turqisë të arrinte në 30 miliardë dollarë.

“Tani që janë hequr këto sanksione tregojnë se do të realizojmë objektivat përtej 30 miliardë dollarëve. Në disa çështje mund të kemi pikëpamje të ndryshme, por ne nuk mund të ndërrojmë historinë tonë dhe pozitën gjeografike. Kjo histori është një histori e fqinjësisë së përhershme. Gjithashtu edhe pozitat gjeografike janë pozita që plotësojnë njëra-tjetrën dhe ne në takimet dypalëshe dhe në ato mes delegacioneve kemi hedhur hapa të rëndësishëm se si do ta formësojmë epokën e re” ka theksuar kryeministri Davutoğlu.

Në fjalën e tij Davutoğlu u shpreh gjithashtu se: “Në transport Irani është një derë që hapet për Turqinë në Azi. Gjithashtu edhe Turqia është një derë që hapet për Iranin në Europë. Të dy vendet janë pjesë të një ‘puzzle’. Në tregti të dy vendet kanë tregje të mëdha dhe kapacitete të prodhimit. Irani është një prodhues i madh në energji, ndërsa Turqia është edhe një prodhues i madh, por edhe vendi më i rëndësishëm i kalimit, vend tranzit. Turqia është vendi i 6-të më i madh për turizëm, ndërsa Irani një thesar i pa eksploruar në turizëm. Jam i sigurtë se po të bashkohen përvoja e Turqisë në këtë fushë dhe bukuritë e Iranit do të formohen shumë fusha tërheqëse. Si një persona njohës i afërt i kulturës, historisë së Iranit dua të shpreh se përveç burimeve të gazit natyror që Irani posedon ai gjithashtu ka edhe pasurinë kulturore të qyteteve si Isfahan, Shiraz, Yezd, hapja e këtyre qyteteve për botën ka një rëndësi të madhe”.

– “Fatin e rajonit tonë nuk mund t’ia lëmë aktorëve të jashtëm rajonal”-

Davutoğlu ka theksuar se vizitën e tij në Teheran e ka kryer me një delegacion të gjerë të biznesmenëve dhe u shpreh më tej: “Me këtë delegacion të biznesmenëve nuk i japin rëndësi vetëm rritjes së vëllimit tregtar, por edhe intensifikimit të investimeve të ndërsjella. Nëse vlerësojmë potencialin e madh në marrëdhëniet dypalëshe, kjo do të lehtësojë takimet në një arenë të përbashkët për të parandaluar destabilizimin, kërcënimin terroriste dhe grindjet vëllazërore që janë të pranishme aktualisht në rajonin tonë. Për t’i dhënë fund grindjeve vëllazërore në rajonin tonë, për të ndaluar konfliktet etnike dhe sektare është shumë e rëndësishme që të zhvillohen disa perspektiva të përbashkëta mes Turqisë dhe Iranit. Ashtu siç e shpreha mund të kemi bindje të ndryshme, mosmarrëveshje opinionesh, por nuk mund t’ia lëmë fatin e rajonit tonë aktorëve të jashtëm rajonalë. Gjithkush e dinë rëndësinë që mbajnë marrëdhëniet mes Turqisë dhe Iranit që në rajonin tonë të ketë stabilitet të përhershëm, paqe dhe qetësi. Po e shpreh edhe njëherë se në ditët e vështira ne ndodheshim bashkë me Iranin, bashkëpunimi ynë në ditët e ardhshme do të jetë në të mirë të të dy vendeve dhe të rajonit”.

Artikulli paraprakFundoset një varkë me klandestinë në detin Egje, 18 të vdekur
Artikulli vijuesMbahen në paraburgim 5 persona për sulmin ndaj redaksive të “Yeni Şafak” dhe “Yeni Akit”